>
BIOSHQIP

Samanta Karavello Triumfon Në Top Fest 10

09-06-2013
Samanta Karavello është fituesja e edicionit të 10-të të festivalit të muzikës moderne shqiptare, Top Fest. Në një natë spektakolare të mbajtur në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, Top Fest vazhdoi të mbajë primatin për nivelin e organizimit në sferën e shpërblimit të artistëve muzikorë shqiptarë. Favoritët për të fituar Çmimin Kryesor të festivalit ishin konsideruar Marsela Cibukaj dhe Samanta, ndërsa në fund ngadhënjeu kjo e fundit me këngën “Loti i Fundit”. Sidoqoftë, Marsela rrëmbeu Çmimin e Internetit, ndërsa pos faktit që e festoi gjithë festivalin, Samanta mori u shpërblye edhe me Best Female si femra më e mirë. Best Male dhe Best Group u rrëmbyen nga artistët nga Kosova, Andos Sinani respektivisht Offchestra. Për baladën më të mirë të festivalit u shpërblye Albërie Hadërgjonaj me këngën e saj “Asnjëherë”. Edicionin e kaluar Top Festin e fitoi këngëtarja e njohur që ka bërë bujë së fundmi, Elhaida Dani. Top Fest 10 Best Group – Offchestra Çmimi i Internetit – Marsela Cibukaj (Ndjenjë Pa Kohë) Best New Artist – The Code (Apokalips) Çmimi “Top Albania Radio” – Naza (Dëgjo Zemrën) Best RnB – Ajsel (Nuk kam më lot) Best Pop/Rock – Kamela Islamaj (Pa Limit) Best Female – Samanta Karavello (Loti i Fundit) Best Male – Andos Best Balade – Albërie Hadërgjonaj (Asnjëherë)
(Telegrafi)

Samanta Karavello Triumfon Në Top Fest 10