>
BIOSHQIP

Samanta Karavello, E Veshur Me Ngjyrën E Dashurisë Në Klipin E Ri

21-07-2013
Samanta Karavella, këngëtarja që javën e kaluar festoi 23-vjetorin e lindjes, shfaqet e nxehtë në klipin e ri “Pafundësi”, që pritet të transmetohet së shpejti në kanalet muzikore. Ajo ka publikuar fotot e para nga xhirimet e klipit, ku pozon e veshur më fustan të kuq dhe e shtrirë në rërë të nxehtë.

Ngjyra tjetër e veshjeve të saj në klip është e bardha, të cilën e përdor shpesh në veshjet e saj. Pas këngës “Loti i fundit”, një baladë me të cilën fitoi “Top Fest 10”, Samanta ka vendosur të shfaqet ëndërrimtare në klipin e ri. Xhirimet janë realizuar edhe në Butrint, ndërsa kënga është punuar nga “Dmd Production”, me kompozim të Alandit, në bashkëpunim me Dj Olti dhe reperin rumun, Ddy Nunes.
(Indeksonline)

Samanta Karavello, E Veshur Me Ngjyrën E Dashurisë Në Klipin E Ri