>
BIOSHQIP

Edhe Samanta, Me Iluminatin?!

01-10-2014
Këngëtarja e njohur Samanta Karavello së fundmi është parë me një palë vathë, trekëndësh të cilat njihen si shenjë e Iluminatit. Ajo nuk ka lënë asnjë mbishkrim pranë fotos për të bërë me dije nëse ajo është pjesë e tyre apo thjesht e ka parë Rihannën e këngëtaret tjera në Hollywood dhe po i mban edhe ajo. Sidoqoftë kjo foto nuk ka ngelur pa u parë nga fansat e saj të cilët duket se ishin irrituar pak nga këto vathë.

Ndonëse kishte edhe komente që ishin pak më të buta, poshtë fotografisë së Samantës kishte edhe komente të cilat kërkonin nga këngëtarja të mos i hyjë punëve ‘jo të mira’. Ndërkaq Samanta nuk është e vetmja që ka mbajtur në vete simbole të aluminatit, për këto simbole janë përmendur edhe Elvana Gjata, Tuna, Getoar Selimi e disa emrat tjerë të skenës sonë.
(Indeksonline)

Edhe Samanta, Me Iluminatin?!