>
LETERSISHQIP

Dibër Mbaje Emrin

Kudo që janë
Të tjetërsuar s'janë
Të tillë emër kanë
Vëllezër shqiptarë
Emrin e mbajnë.

Edhe Dibranët
Shqiptarë janë
Lindur prej një nëne
Si frutat prej një peme.

Me nam të përmendur
Lashtësia përherë ju ka ftuar
Askush të mos ju trazojë
Vuajtjet kurrë s'u janë shuar
Keni luftuar
Për gjuhën, për Kombin
Edhe tjerëve u keni ndihmuar
Ta njohin lirinë.
Keni pritur e përcjellë,
Keni vdekur e rilindë,
Jeni rritur e syrgjynosë,
Autoktonë të ikur!...
Në dhe të huaj jeni vendosë
Dibra ime, e jona
Dibra shqiptare, Arbane
Dibra Peneste Ilirike
Dibra, gjysma Jugosllave
Hej ! Dibra valore!.
Malet të ngrihen kudo
Të rrethojnë, të mbrojnë
Asmit u thanë: Mos kalo!
Nëpër kohë, emrin ta ngritën
Hej, Dibra e Gjergj Kastriotit.

Dibër e kurkushëve s'mund të jesh
Veç Peneste moj sokoleshë
Hиш(Nish) e Битoлa(Manastir) jo kurrë
Po s'pate mendjen Flamur.
Me Korabin pranë, Deshati kuvendon
Malin e Shtegut, mos mënjanë
Mal i Kepit atje në Jug
Me Drinin më të madhin lum
E Guri i Bardhë në Perëndim
Janë Dibër, vetë Zoti e thotë
E na lëshoi Radikën me ujë të ftohtë
Me freska e besime të shenjtë e më kot!.

Radikë, Ujë loti rrodhe
Dibër mbaj emrin
Shkëmbinj çave, i skuqe,
Mos e sharto
Vetes lavdinë ia solle,-bëje gati kandilin
TË MOS na fejohesh,
Se do MARTOHESH!
Në derë të stërhuaj.