>
BIOSHQIP

Seldi: “Sinan, Mos Abuzo Më Me Mua!”

25-10-2013
Ndarja mes Seldit dhe Sinanit, po shoqërohet me shfryrje dufi dhe pakënaqësish nga i pari, duke pranuar se është shfrytëzuar dhe përdorur nga këngëtari tjetër, disa vite më shumë me përvojë, Sinan Hoxha. Seldi Qalliu, thotë se është larguar përfundimisht nga bashkëpunimi me Sinanin, duke theksuar se nuk do të ketë më në të ardhmen asnjë lidhje muzikore me të.



Në një intervistë në emisionin Mag në Top Channel, Seldi ka folur mbi raportin me Sinanin dhe iu përgjigj pyetjes në debat: “A mos mendon se Sinan Hoxha ka abuzuar me emrin tuaj duke e shfrytëzuar dhe përdorur atë. Sigurisht që kjo ka ndodhur, Sinani ka abuzuar duke e shfrytëzuar bashkëpunimin me ty dhe jo vetëm, ka përdorur çdo reklamë të mundshme nga aludimet e hedhura mbi lidhjen tuaj”?



Seldi dha këtë përgjigje për pyetjen: “Për një njeri që kam ngrënë bukë nuk mund të flas. Ne nuk bashkëpunojmë më në lidhje me muzikën. Sinqerisht më pëlqejnë gjërat që më the dhe në të ardhmen do t’i ndjek këto këshilla”, - tha Seldi. Kurse më tej, pas këmbënguljes së drejtuesit të emisionit, Alban Dudushi, përfundoi duke bërë edhe thirrjen “Sinan, mos abuzo më me mua, mos e bëj më”.
(noa.al)

Seldi: “Sinan, Mos Abuzo Më Me Mua!”