>
LETERSISHQIP

Sonte Me Mungon Vec Ti

E ndjeje mungesen tende kete nate,
Nata nuk ka mbarim, me duket e gjate,
Numeroj yjet mbi parvaz mbeshtetur,
Me shikimin plote mall, lart ne qiell tretur.

Qendroj i zhytur thelle ne heshtjen time,
Ne koke me kalojne me dhjetra kujtime,
Naten, kam perzgjedhur dhe gjetur strehim,
Se vetem ajo kupton, monologun tim...

Une edhe nata, shpesh edhe yjet,
Po edhe hena, kur mbi male ngrihet,
Hena ne qiell, dhe yjet me falin mrekulli!
Vetem se sonte, me mungon vec ti...