>
LETERSISHQIP

Me Iku Jeta Pa Me Pyetur...

Jeta me iku pa me pyetur fare,
Iku duke turfulluar si ajo mushka xhanxhare,
Iku pa me pyetur, e ne ikje u be trime,
Me kot kisha menduar se ishte jeta ime.

Jeta iku e mori arratine nje dite ne te gdhire,
Po iki me tha! se keshtu per mu eshte me mire,
E di te kame munduar e te kame stresuar o bir,
Ka ndodhur ne jete qe edhe ta kam nxirre!

Po iki per te mos u kthyer se u dogja si flaka,
Te mora qe femije,e vuajta deri sa te plaka,
Keshtu me tha me dhimbje me zerin e mekur,
Me la te vetem,ne erresire per tu tretur.

Mendova qe ishte nje enderr si te gjitha me pare,
Nuk e besoja qe me jeten kaq shpejte isha ndare,
Me thuaj i thashe,pse po iken,cfare te ka ndodhur,
Asgje foli pertej erresires,vetem se jam e lodhur.......