>
LETERSISHQIP

Une Edhe Hija

Eci neper muzg, drita eshte tretur ne det,
Valet jan egersuar, gati prekin rete,
Mbi reren e lagur te detit zvarritem ngadal,
Se bashku me hijen time, qe me ndjek pa fjale!

Valet forte zhurmojne, e perplasen ne breg,
Ngarkuar me myshqe, guaska e dege,
Jam duke ecur per ku...?nuk e di as vete,
Prape hija nuk bene ze, dhe pse po mbytet ne det.

Shpinen shpejte ja ktheva detit te plakur,
Por hija prape po me ndjek, dhe pse eshte e lagur,
Une dhe hija ime kete nate te cmendur,
Gjithmon kur isha i vogel, ajo me ka trembur.

I fola e therrita ne emer, por ajo hesht perseri,
Dhe ashtu e heshtur me kalon permbri,
Po iken mesnata, dhe ajo eshte zgjatur,
U ktheva si dikur femije, me hapa per ta matur.