>
LETERSISHQIP

Po Bie Mbremja

Po bie mbremja qe ka pritur gjate,
Dhe une pres gjumin e ëndrrave te mija,
Me zgjohen kujtime qe me mundojne,
Sonte mundohet te me mposhte melankolia.

Pergjat kohes së trazuar qe gumezhine,
Kane ngecur kujtimet e mija jane tretur,
Qe me flasin ne heshtje me zëra të mekur,
Me zera te shuar,qe vijne nga nje bote e vdekur!

Në një cep te rruges ulur pres mbrëmjen,
Ajo vjene afrohet s'me flet asnje fjale,
Kalon prane meje remujshem si e pire,
Dhe pas kesaj iken tretet thelle ne erresire.

Jam i pashpresë lidhur mbas endrrash,
Afrohem ngadalë kerkoj hijen time,
Kerkoj ta gjeje e ta kape ate ne errsire,
Por ajo me largohet e humbet ne hapsire.

Mbremja ra por akoma eshte shija e dites,
Por me mundon vetmia,po ashtu dhe nata,
Me mundon gjithcka kujtimet perjetimet,
Edhe endrrat e kobshme neteve te gjata.....