>
LETERSISHQIP

Vlerat Shekullore

Vlerat shekullore shiten shumë lirë,
Edhe pse i kemi ruajtur për jetë e mot.
Sot kudo luftohet për t'i nxirë,
Më dhemb në shpirt' por s'e ndaloj dot!

Hidhen një nga një për tokë,
Dhe kështu humbasin vlerat.
Po i humbëm ato sot,
S'kanë kuptim nesër të tjerat.