>
LETERSISHQIP

Kthimi Me Kokë Mbrapa

Iku si shumë të tjerë edhe ky behar,
Dhe u çmalla me shtëpi e gurë.
Mes vendlindjes e mërgimit të ndarë,
Për këtë plagë, këto vargje i thur.

Po kthehem me lot në sy duke qarë,
Dhe jam i mbushur plot trishtim.
Ketë rrugë me lot e kemi larë,
Sa herë që kthehemi në mërgim.

Kthehemi me kokën mbrapa,
Udhëtimi më i vështirë i çdo viti.
Kujtimet i mbajmë të larta,
Se me ato na mbahet gjallë shpirti.