>
LETERSISHQIP

Të Mos Ja Zbehim Yjeve Shkëlqimin

Nuk e di pse disa kanë dyshim,
Që të mirët në ketë botë kanë vlerë.
Për mua kjo nuk kërkon sforcim,
Pa të mirët kjo botë do ishte sketerrë.

Nuk jam dakord me ju, or miq,
Mos ia zbehni yjeve shkëlqimin.
Pa të mirët kjo botë do ishte një hiç,
Si qyteti natën kur e fik ndriçimin.

Të mirët e mbulojnë dështimin,
Dhe heqin nga rruga, gurë e pengesa.
Falë tyre e përjetojmë gëzimin,
Dhe çdo ditë na falin nga pak shpresa.

Rregullisht ata na falin frymëzim,
Dhe na ndihmojnë urrejtjen ta largojmë.
Porsi vesa çdo mëngjes fal freskim,
Na ndihmojnë gjërat e bukura t'i çmojmë.