>
LETERSISHQIP

Pse Qahemi Kot

Kudo restorantet të mbushura plot,
Festa e dasma me pesëqind veta!
Po derdhim tamam si krokodili lot,
Kur themi "kështu nuk shtyhet jeta, , .

Ankohemi nga mëngjesi deri në darkë,
Se te ne këmbkryq është ulur varfëria,
Si shtatzanet dhe burrat kanë lëshuar bark,
Mendjën e mbajmë vetëm te kënaqësia.

Makina e rroba firmato, haj medet,
Prap e themi se ka shumë varfëri!
Skamja s'të lë të bësh pushime në bregdet,
Dhe ta shuash etjën, me verë e raki.

Kjo që po themë nuk është e re,
Dhe as nuk e shpika i pari unë.
Të tillë njerëz në çdo shtëpi i ke,
Diku më pak, e diku më shumë.

Nuk jam aq naiv sa të themë s'ka varfëri,
Veç i varfëri nuk rri tërë ditën në lokale.
Ai lufton që ta çojë një bukë në shtëpi,
E s'ëndërron ta kapë në loto gjashtën e madhe.