>
BIOSHQIP

Kush I Dhuroi ‘x6’, Shkenda Dubovës?

29-05-2015
“Nuk shikohen vitet në dashni” është projekti më i fundit i këngëtares në bashkëpunim me këngëtarin Shemi, të cilën e sollën edhe me vidoeklip.

Por ky nuk do të jetë projekti i vetëm i Shkenda Dubovës për këtë verë,sipas saj kjo verë shënon rikthimin e saj në muzikë.

“Këtë vit do të vij me shumë këngë të cilat do t’i publikoj me videoklipe dhe nuk do të ndalem më së bëri muzikë,kam vendosur t’i qasem seriozisht muzikës”.

Mes tjerash këngëtarja foli edhe për pasionin që ka për veturat duke treguar se këto ditë ajo ka marrë dhuratë një veturë X6,por duke mos dashur të zbulojë se nga kush i erdhi.
(Indeksonline)

Kush I Dhuroi ‘x6’, Shkenda Dubovës?