>
BIOSHQIP

Rinohet Shkurte Fejza

25-01-2012
Këngëtarja e super-hitit mbarëshqiptar "Xhamadani vija-vija", Shkurte Fejza, si duket i ka pëlqyer kaq shumë dora e fotografit Veton Osmani, kur ai i fotografoi javë më parë dy vajzat e saj, sa vendosi që edhe ajo të bëjë te i njëjti fotograf disa fotografi. Këngëtarja kosovare Shkurte Fejza vjen me pozimet e saj shumë elegante, si një vajzë e re. Fotot, artistja i ka realizuar për qejf dhe nuk do të jetë vetëm një, por plot një set fotografish. Nëse duket kështu në formë dhe si një vajzë 25-vjeçare, kjo është edhe falë dorës të fotografit, pasi vetëm dy muaj më parë artistja i ka mbushur 52 vjet.
(yllpress)

Rinohet Shkurte Fejza