>
BIOSHQIP

Shkurte Fejza, Kenge Per 100-Vjetorin E Pavaresise

12-06-2012
E vecante si gjithnje me interpretimin dhe paraqitjen e saj, kengetarja Shkurte Fejza sapo ka realizuar kengen e saj kushtuar 100 vjetorit te Pavaresise se Shqiperise. Ndonese kete ide ajo e kishte te kamotshme, ajo tani edhe po e realizon.

"Kenga titullohet 'Endrra shekullore', e realizuar nga Avni Qaili. Shpresoj qe kenga te pelqehet ne publik meqe kemi punuar mjafte shume ne te", ka thene ajo per "Zeri".

Shkurta vazhdimit i ka kenduar Kosoves dhe Shqiperise, kenget e saj patriotike kane bere qe ajo te kete nje karriere te suksesshme. Ndonese kete ritem ajo po e vazhdon ende duke sjelle kenge mjafte te mira.

Xhirimin e kenges "Endrra shekullore" do ta nise gjate ketyre diteve, dhe do te jete pikerisht Vlora ku do ta beje kete xhirim.

"Vlora eshte vendi i ngritjes se flamurit dhe shpalljes se Pavaresise se Shqiperise. Andaj kam dashur qe edhe videoklipin ta xhiroj pikerisht ne Vlore. Do te mundohemi te sjellim nje klip te vecante ne tregun muzikor", shton ajo.

Shkurta planifikon qe pas nje periudhe te sjelle ne skene edhe nje projekt tjeter te ri, ajo uron qe kenget dhe videoklipet e saj te pelqehen ne publik.
(k.bajrami/zeri)

Shkurte Fejza, Kenge Per 100-Vjetorin E Pavaresise