>
BIOSHQIP

Shkurte Fejza, 100 Këngë Për 100 Vjet

22-11-2012
"100 këngë për 100 vjet" është titulli i albumit që këngëtarja e mirënjohur Shkurte Fejza do të sjellë në tregun muzikor. Pra albumi do t'i përmbajë 100 këngë, të zgjedhura dhe të përpunuara nga këngëtarja.

Shkurta ka menduar që këtë album ta sjellë si një dhuratë për festën e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. Këngët janë pop-folk, dhe folklorike. Nga 400 këngët e kënduara ndër vite, ajo ka zgjedhur 100 prej tyre, këtë edhe me ndihmën e të tjerëve.

"Nuk ka qenë e lehtë të gjenden këngët prej vitit 1980 e deri më sot, natyrisht se më është dashur ndihmë dhe duke ju falënderuar Andreas Gajda një shtetas gjerman i cili në fonetikën e tij ka pasur këngët e mia ndër vite. Dhe ndihmë tjetër kam pasur edhe nga 'Etno Muzik"' me të cilët kam zgjedhur këngët dhe i kemi përgatitur për album", ka thënë ajo për "Zëri".
(K. Bajrami / zeri)

Shkurte Fejza, 100 Këngë Për 100 Vjet