>
BIOSHQIP

Shkurte Fejza Në Zi, Anulon Aktivitetet Deri Në Prill

11-03-2013
Kengetarja e njohur Shkurte Fejza, ka anuluar te gjitha aktivitetet muzikore, pas i ati i saj nderroi jete ne shkurt te ketij viti.

Fejza ka falenderuar organizatoret e koncerteve dhe aktiviteteve te saj muzikore per mirekuptim lidhur me anulimin e tyre prej dates 24 shkurt deri deri ne muajin prill. Nepermjet rrjeteve sociale ajo ka treguar mirenjohjen e saj per kete gje, sepse e di qe u ka sjelle komplikime por kane treguar ndjeshmeri te madhe me gjendjen e saj.

Jave me pare, kengetares iu nda "Mirenjohje" nga Unioni i Shkrimtareve dhe Kritikeve Shqipetar per kontribut kombetar ne fushen e artit, me cmimin PAVARESIA.

Ne justifikimin e Mirenjohjes, thuhej:" Shkurte Fejza i takon rrymes se muzikes autoriale,qe ne fakt ky lloj i muzikes bazuar ne permbajtje eshte gjithnje bartes i mesazhit politik ose filozofik dhe ajo,me nje repertor tani me te madh, e ka krijuar imazhin e saj te nje kengtare te angazhuar dhe plotesisht te denje.

Zeri dhe kenga e Shkurte Fejzes, u be moto per Atdhedashurine, trimerine, guximin dhe rezistencen shqiptare. Vargjet antologjike 'Oj Kosove oj Nena ime" do te ndikojne qe secili shqipetar te jete krenar dhe i lumtur qe Kosova eshte nena e tij apo e saj.

Shkurte Fejza me zerin dhe kenget e saj ngriti vetedijen kombetare te gjeneratave te vitieve te 70-ta e deri me sot dhe do te mbetet nder kengetaret me te cmuara te kombit tone edhe per shume e shume gjenerata."
(Indeksonline)

Shkurte Fejza Në Zi, Anulon Aktivitetet Deri Në Prill