>
BIOSHQIP

Shkurte Fejza: Kam Një Këngë Të Pakënduar

10-06-2013
Intervisë me këngëtaren Shkurte Fejza, pak çaste pas pranimit te Çmimit -Artiste e popullit-, akorduar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani.. (Intervistuar nga Faruk Tasholli)

Përshëndetje zonja Fejza. Ju urojmë nga zemra mirënjohjen Artiste e Popullit nga Presidnti i Shqipërisë, Bujar Nishani!

Falemnderit shumë.
Si po ndjeheni në këto momente në kryeqytetin shqiptar kur merrni një mirënjohje kaq të rëndësishme?

Ndihem e nderuar, e respektuar dhe e vlërësuar sepse dekorohem nga presidenti i Shqipërisë së ëndrrave të mia dhe të tërë gjeneratës sime.

Cila është kënga e parë që e keni kënduar para publkut dhe a ju kujtohet atmosfera e atij momenti?

Ka qenë kënga „O isha vëtëm tuj mendue“. dhe tani më duket së ky titull më sillet ndërmend se tash jam tuj mendue, jo vetëm, por me 10 milionë shqiptarë së bashku.
Në vitet shtatëdhjetë kur dolët në skënë (bashkë më Shyhrete Behlulin), në zërin tuaj, kosovarët e shihnin Shqipërinë e ndaluar. A ju gëzonte ky fakt.
Zoti ta jep një dhunti dhë atë duhet ta shfrytëzosh dhë përdorësh për të mirën e popullit tënd. Unë gjithmonë e kam pasur parasysh këtë moto. Edhe kënga ka qenë ajo dritarja ku shihej Shqipëria e ndaluar, sidomos për ne kosovarët.
Sa ju ka ndihmuar atmosfera krijuese në Shqipërinë e atëhershmë të bëheni këngëtare me nam?

Në atë kohë, sidomos viti 1978 kur është mbajtur Festivali Folklorik i Gjirokastrës ka qënë frymëzim për mua dhë kjo më ka ndihmuar shumë. Atë vit shënohej edhe 100-vjetopri i Lidhjes së Prizrenit nga institucionet dhe asociacionet e Shqipërise dhe të Kosovës.Këngët për këtë ngjarje kumbonin çdo ditë në Radio Tiranë dhe në Radio Prishtinë. Kjo ndikoi që të shikohet një Shqipëri e pandarë kulturore për brezin tim dhe atë ditë e sot mbeti e tillë në këngën time.
A mund të na i përshkruani emocionet tuaja gjatë rrugës për ta marrë mirënjohjën e sotme?
Kam pasur me të vërtetë emocion, herë më dukej rruga e gjatë e herë shumë e shkurtër. Derisa më parë ka qenë ëndërr e imja vetëm me shkue në Shqipëri, sot dekorohem me dekret të presidentit dhë nën intonimin e Himnit Kombëtar.
Nuk është pak.

Cila është vlera e këtij shpërblimi për ju?

Njëherë si çmim është çmimi më i lartë që jepet për arritje në fushën e artit, pra Çmimi Mjështër i Madh (Artiste e Popullit). E dyta është se këtë unë e kuptoj si vlerësim të punës dhe sakrificës sime për dyzët vite, familjes sime, të bashkëpunëtorëvë të mi që sot ishin disa aty, pastaj vlërsim i të gjitthë adhuruesvë të mi kudo që janë, në Shqipëri, në Kosovë dhe diasporë që më kanë mbështetur për katër dekada më radhë.

Cila është kënga më e dashur për ju nga gjithë ato këngë që i këndoni?

Të gjitha këngët i dua sepse secila ka një pjesë të shpirtit tim. Të gjitha i këndoj me emocion. por në këtë rast do të pajtohem me publikun e gjerë se ata e kanë vëçuar vetë këngën „Xhamadani vija-vija“.

Cila ka mbetur kënga e pakënduar deri tash e që do të dëshironit ta këndoni.

Në muzikë nuk mundesh me i thënë të gjitha. Lë të mbetet surprizë. Një e di sigurt se derisa kam gjithë këtë mbështetje të publikut nuk do të ndalem. Në jetë gjithmonë mbetet diçka e pabërë, por mbetet edhe ndonjë këngë e pakënduar.Këngë e pakënduar për mua mbeten sytë e mbyllur të atyre që u dogjën për liri kombëtare dhe lëvizje të lirë deri në kryeqytet, këtu ku u nderova unë sot. Ajo këngë është e gjatë dhe e dhembshme që vështirë këndohet.
Me emrin Shkurtë ( në disa raste edhe Shukrie e Sose), janë pagëzuar vajzat që të jenë të fundit në familjë dhe t'ua lënë rendin lindjes së djemve. A ka qenë edhe te ti kështu?

Po. Është e vërtetë. Kjo bestytni ka ndezur në familjen time. Lindja ime ka bërë kthesë, sepse pas meje kanë lindur dy vllëzërit e mi.

Pas daljes sate në skenë, nga admirimi dhe simpatia për ju, unë di shumë prindër që vajzat e tyre i kanë pagëzuar me emrin Shkurtë , e jo nga konteksti që përmendëm. A ju gëzon ky fakt.

Është e vërtetë kjo që thoni ju dhe jam ndier shumë e nderuar nga ky fakt. Ka shumë raste kur vijnë vajzat e reja dhe më prezantohen me krenari me emrin Shkurtë. Ky është privilegj për mua..

A keni besuar në vitet shtatëdhjetë dhe tetëdhjetë së do të vijë një ditë kur presidenti i Shqipërisë do ju nderojë me një mirënjohje domethënëse për një artist si ju?

Ka qënë ë vështirë në ato rrethana me besue një gjë të tillë kur ne ëndërronim vëtëm me shkue në Shqipëri. Por shpresa dhë ëndrrat e synuara dikur bëhen realitet.

Më kë do ta festosh ndarjen e këtij çmimi dhe si?

Festa e parë fillon në restoranin Mrizi i zanave në Tiranë me praninë e nja 30 vetave nga Presidenca, Bashkia e Tiranës dhë bashkëpunëtorët ë mi kompozitorë dhe nga komuniteti artistik i Kryeqytetit që janë të ftuar në ceremoninë zyrtare. Gjithsesi nuk do të mungojnë familja ime që janë prezentë këtu. Pastaj do të vazhdoj në Prishtinë .

Çka do ju thuash dashamirëve të këngës suaj në këto çastë gëzimi.

Do të ua uroj edhe atyre, sepse kanë merita të shumta për mbështetjen dhe do iu premtoj vëtëm këngë të bukura.

Cili është urimi i juaj për shqiptarët që ditën e ngrysin me praninë e zërit tënd!

Lë të vazhdojnë më tutje së unë jetoj dhe veproj për ata.
E mbajshi me shëndet Çmimin Artiste e Populli!
Ju falemnderit!Shëndet e mbarësi për gjithë shqiptarët kudo që janë!
(Facebook)

Shkurte Fejza: Kam Një Këngë Të Pakënduar