>
BIOSHQIP

Edhe Shkurte Fejza Zhgënjehet Nga Arkiva Shqip

11-04-2014
Pjesa dërmuese e estradës sonë tanimë janë vetëdijësuar për t’i dalë në mbrotje produkteve të tyre muzikore, thuajse të gjithë kanë kontraktuar kompani të ndryshme që ruajnë dhe mbrojnë të drejtën autoriale të tyre dhe menaxhojnë videoprojektet e tyre në Youtube.

Mirëpo jo të gjithë janë korrekt në punën e tyre, së fundi këngëtarja Shkurte Fejza ka hasur në probleme me kanalin zyrtar “Arkiva Shqip” ku tani e dy vjet është bërë pjesë e saj. Ka më se një vit që këngëtarja nuk është paguar fare nga “Arkiva Shqip”, përderisa ky kanal zyrtar ka arritur të mbledhë mjaftë shumë të holla nga klikimet e videoprojekteve të Shkurtës. “Arsyeja përse tani e dy vjet jam lidhur me kanalin ‘Arkiva Shqip’ ka qenë kompozitori tashmë i ndjerë Dorian Nini, ku këtë kanal e menaxhon djali i tij dhe unë kam pasur besim tek ai.

Mirëpo sa ishte Doriani gjallë, ‘Arkiva Shqip’ ka qenë mjaftë korrekte dhe pas vdekjes së tij ka ndryshuar çdo gjë. Në fillim më kanë paguar 740 euro, pastaj pas disa muajve edhe nja 200 deri në 300 euro dhe tani e një vit nuk më kanë paguar asnjë cent. Ndërkaq ata edhe pse nuk më kanë paguar mua, kanë vazhduar të fitojnë me mijëra euro nga klikimet e videoprojekteve të mia në Youtube”, ka thënë Shkurta për “Zëri”.

Kontratën që këngëtarja e ka bërë me “Arkiva Shqip” ka qenë 50% me 50%, mirëpo kjo e fundit nuk i ka kryer obligimet ndaj këngëtares dhe asaj i mbetet të mendoj për ndonjë padi në gjyq.
(Zëri)

Edhe Shkurte Fejza Zhgënjehet Nga Arkiva Shqip