>
BIOSHQIP

Arkiva Shqip Përgënjeshtrojnë Deklaratat E Shkurte Fejzës

15-04-2014
Këngëtarja Shkurte Fejza kishte thënë sot në një gazetë kosovare se “Arkiva Shqip” nuk është korrekte me pagesat e tyre. Shkurta kishte thënë se nuk është dëgjuar me pronarët e këtij kanali që një vit, por Aldor Nini në një reagim që ka dërguar në redaksi ka treguar edhe transaksionet e parave që ka bërë në drejtim të këngëtares.

Është bërë e modës që këngëtarët të ankohen tek kanalet zyrtare shqiptare të youtube.com, për mungesë ardhjes se parave, edhe pse këto kanale vetëm kohëve të fundit kanë pasur probleme me pagesat e tyre por duket se ata vazhdojnë për të paguar rregullisht këngëtaret për video produktet e tyre.

E fundit që është ankuar ka qenë këngëtarja Shkurte Fejza e cila ka thënë për një gazetë në Kosovë se ajo është pjesë e “Arkiva Shqip” para dy viteve, dhe kishte bërë kontratë me ta për shkak se ai kanal menaxhohet nga djali i kompozitorit të ndjerë, Dorian Nini.

Madje Fejza ka thënë se “Arkiva Shqip” ishte e drejtë vetëm gjatë kohës sa ishte gjallë Doriani.

“Në fillim më kanë paguar 740 euro, pastaj pas disa muajve edhe nja 200 deri në 300 euro dhe tani e një vit nuk më kanë paguar asnjë cent. Ndërkaq ata edhe pse nuk më kanë paguar mua, kanë vazhduar të fitojnë me mijëra euro nga klikimet e videoprojekteve të mia në Youtube”, ka thënë Shkurta për këtë gazetë.

Në fund këngëtarja ka thënë se do ta padisë kompaninë në fjalë.

Por në reagimin e Aldor Ninit të dërguar Expressit thuhet se Shkurte Fejza nuk është paguar 700 euro sa thotë por është paguar 1700 euro edhe pse me kompaninë Acromax ka “kontraktuar vetëm materialet e saja të vjetra. Kjo kompani ka dërguar edhe transaksionet e sajë nga banka bashkë me përshkrimin e veprimit.
(Express)

Arkiva Shqip Përgënjeshtrojnë Deklaratat E Shkurte Fejzës