>
BIOSHQIP

Shkurte Fejza Feston 40 Vjet Karrierë !

01-11-2014
Me shumë artistë dhe miq, këngëtarja e madhe Shkurte Fejza, ka festuar në një Gala Koncert 40-vjetorin e karrierës së saj artistike. Emrat më të mëdhenj të artit dhe të muzikës popullore shqiptare kanë qenë të pranishëm në këtë mbrëmje mbajtur në Sheshin 21 në Prishtinë. Këngëtarja ka performuar për të pranishmit disa nga hitet e saja ndër vite dhe disa bashkëpunime të punuara enkas për këtë mbrëmje./Maksim Gjokaj/
(Teksteshqip.Com)

Shkurte Fejza Feston 40 Vjet Karrierë !