>
LETERSISHQIP

Flamuri Kuq E Zi

Ne të kemi, ti na ke,
nga zemra nuk të ndajmë
rritesh, ngjitesh tok me ne,
majë shtizave të mbajmë.

Nën hijen tënde na bashkove,
nënë e babë ty të dijtëm,
në beteja ku valove,
binim vetë e ty të ngritëm.

Na u stërpike shpesh me gjak,
të shkëlqesh si diell majëmali,
të marrë vesh i ri e plak,
se lirinë askush s'na fali!.

DËRGOI: