TEKSTESHQIP

Shyhrete Behluli
Se Ç'mu Dogj Kjo Zemër
Lyrics

Se ç'mu dogj kjo zemër, shpirti se ç'mu tha
Kur mendoj o bir se ty s'të shoh ma
Kur mendoj o bir se ty s'të shoh ma

Të rrita e shkreta me halle e derte
Kur më shum mu deshte, ike prej ksaj jete
Të rrita e shkreta me halle e derte
Kur më shum mu deshte, oo ike prej ksaj jete

Nusja jote e re, dikur gezimi i nanes
Ma djelli se nxeh, e as dritë e hanes
Ma djelli se nxeh, e as dritë e hanes

Motrat i shemtove, t'patem si nje yll
Qysh harrove ? Deren ja u ke mbyll
Motrat i shemtove, t'patem si nje yll
Qysh harrove ? oo deren ja u ke mbyll

Sa shum te ngjan djali me ata sytë e zi
E kur me shikjon, m'duket flas me ty
E kur me shikjon, m'duket flas me ty

Nana s'derdh ma lot, e di se t'vjen randë
Ke luftu me shokë për vatanin tand
Nana s'derdh ma lot, e di se t'vjen randë
Ke luftu me shokë oo për vatanin tand

DËRGOI: