>
BIOSHQIP

Sinan Hoxha Arrestohet Në Preshevë Sinan Hoxha

09-01-2012
Pas publikimit të këngës për bashkimin kombëtar nën titullin "Kuq e Zi" në bashkëpunim me kolegët Meda e Seldi, e cila duhet thënë se ka arritur një rekord klikimesh (mbi 1 milion e gjysmë) edhe pse ka vetëm pak ditë që është publikuar, këngëtarit nuk i kanë munguar ofertat për koncerte nga të katër anët e globit.

Shumë të tilla i kanë ardhur atij edhe nga Presheva, e cila përmendet disa herë në tekstin e këngës. E pikërisht gjatë një koncerti të mbajtur në Preshevë, ku ka pasur një pritje madhështore, ose më saktë gjatë rrugës së kthimit, Sinan Hoxha është konfliktuar me autoritetet serbe, të cilat i kanë kërkuar të heqë menjëherë xhaketën, mbi të cilën është qëndisur shqiponja dykrenare.

Këtë xhaketë Hoxha e ka veshur edhe në xhirimet e videoklipit tej e tej Shqipërisë. Ofendimeve të palës serbe për simbolet tona kombëtare, Sinan Hoxha u është përgjigjur me të njëjtën monedhë, duke i fyer gjithashtu ata dhe siç mësohet mes të tjerash, i ka thënë "Fuck Serbia", ama kjo gjë i ka kushtuar jo pak.

Tetë orë të mira në qelitë e paraburgimit, derisa organet shqiptare kanë ndërhyrë për lirimin e tij. Ndonëse na vjen keq për këtë ndodhi, ndihemi mirë kur mësojmë që Sinani s'ka lejuar përdhosjen e simboleve tona kombëtare, të cilat duhet thënë që janë të ndaluara të ekspozohen në Preshevë.
(Bluetooth)

Sinan Hoxha Arrestohet Në Preshevë Sinan Hoxha