>
BIOSHQIP

Sinan Hoxha Dëshiron Të Martohet Këtë Vit

12-01-2012
Sinan Hoxha ka treguar se viti që lamë pas ka qenë pak i ekzagjeruar me lajmet rozë për të, ndërsa ai nuk ka dashur të flasë për ngjarjen që i ka ndodhur në Preshevë, që u fol që ai u arrestua nga policia serbe, pasi këngëtari ia ka lënë këtë proces vetëm gjykatës e nuk ka të drejtë të flasë.

Por, edhe thashethemet se ai tashmë nuk bashkëpunon me Seldin i ka hedhur poshtë, duke thënë se nuk është gjithmonë që ata duhet të jenë bashkë nëpër koncerte. Por, në rrëfimin e tij ne programin "Pro Shqip" në Top Kosova Radio këngëtari i njohur, Sinan Hoxha, ka treguar një sekret dhe një qëllim që i ka vënë vetës për 2012, ai do të martohet.
(vipat.info)

Sinan Hoxha Dëshiron Të Martohet Këtë Vit