>
BIOSHQIP

Pajtohen Seldi Dhe Sinani

03-04-2012
Mosmarrëveshjet mes dy miqve këngëtarë tashmë duket se kane kaluar. Po shfaqen përsëri nëpër koncerte së bashku, ndërsa arsyet kryesore për zënkat mes tyre nuk i ka treguar asnjeri. Ata janë justifikuar me faktin se nuk duhet të shfaqen gjithnjë së bashku pasi nuk janë grup, por secili ka edhe karriere solo.

Sinan Hoxha dhe Seldi Qalliu po përgatiten që këtë fundvit te shfaqen me një tjetër megahit, siç ishin tri bashkëpunimet e fundit, ‘'Adrenalina'' dhe ‘'Biondina'', si dhe trioja me këngëtarin e muzikës tallava Meda, ‘'Kuq e zi''.

Iniciatore per kete bashkepunim te ri jane disa organizatore te koncerteve, të cilët insistojnë që ata dy të shfaqen gjithmonë së bashku nëpër mbrëmjet muzikore, për faktin se të dy bashkë mbledhin shumë publik. Organizatoret e koncerteve do të kujdesen që këta dy këngëtarë përsëri të bëhen së bashku në duet. Ndërsa do të kujdesen që të sigurojnë dhe studion e incizimit dhe xhirimit të klipit, projekt ky që do të sjellë këngëtarët me një tjetër megahit.
(www.zhurnal.mk)

Pajtohen Seldi Dhe Sinani