>
BIOSHQIP

Sinan Hoxha, Pushime Në Itali Me Të Dashurën

23-06-2012
Klipi i këngës së tij të fundit, "Loçk e zemër", i cili është duke thyer një tjetër rekord klikimesh, veç suksesit duket se i ka dhuruar edhe një të dashur këngëtarit Sinan Hoxha. Ai është fotografuar këtë javë, në një resort vilash jashtë Shqipërisë, nën shoqërinë e një vajze mjaft simpatike. Biondja që shfaqet në krah të këngëtarit Hoxha, mësohet të jetë njëherësh edhe modele në klipin e këtij të fundit.

Historia e tyre mendohet të ketë nisur gjatë xhirimeve, megjithëse askush nuk e di të sigurtë këtë…Sinani vetë, telefonin e ka të fikur, ndonëse edhe po të rezultonte e kundërta, s'do të kishim marrë asnjë prononcim prej tij, sepse ai asnjëherë s'ka dashur të bëjë publike detaje nga jeta e tij private.

Madje edhe fotot, ka qenë e dashura e tij, bukuroshja e panjohur për publikun, ajo që i ka publikuar. Sinani është aktualisht një nga këngëtarët më të paguar në diasporë, me axhendën më të ngjeshur të koncerteve, dhe kjo dëshmohet qartë me vendin që ka zgjedhur për të pushuar, – një ishull në Itali.
(Bluetooth)

Sinan Hoxha, Pushime Në Itali Me Të Dashurën