>
BIOSHQIP

Sinan Hoxha Prezanton Të Dashurën?

07-08-2012
Shumë personazhe publike apo të quajtur ndryshe Vipa, dëshirojnë dhe mundohen që jetën personale mos ta bëjnë publike, por ta mbajnë për vete dhe jo rrallë herë ia arrijnë qëllimit. Megjithatë ka disa të tjerë që megjithëse mundohen, me ose pa dëshirën e tyre bëhen pre e faqeve rozë të gazetave. Dhe një nga këngëtarët që është bërë pre e këtyre thashethemeve kohët e fundit është edhe këngëtari nga Sinan Hoxha.

Mediat shkruajnë se Sinani përmes një fotoje ka prezantuar të dashurën e tij, një bukuroshe e panjohur për publikun. Po është vërtete e dashura e tij, apo një nga fanset e shumta të këngëtarit të shumë pëlqyer, jo vetëm nga gjinia femërore Sinani është aktualisht një nga këngëtarët më të paguar në diasporë, me axhendën më të ngjeshur të koncerteve por nëse kjo është e dashura e tij, duhet që ta deklaroi vetë këngëtari. Ne urojme vërtet që të jetë një lidhje e tij sepse në këtë moshë që është ai, ka ardhur koha për të krijuar familje.
( Koha Jone)

Sinan Hoxha Prezanton Të Dashurën?