>
BIOSHQIP

Sinan Hoxha, Gati Për Këngën E Re Me Seldin

17-09-2012
Çdo ditë publikohen foto ku ata shfaqen bashkë e të buzëqeshur, dhe nga sherri i fundit nuk ka mbetur më asnjë gjurmë. Sinan Hoxha dhe Seldi Qalliu janë këngëtarët më të paguar të momentit, dhe gjatë kësaj vere ditët e tyre të pushimit kanë qenë të pakta. Që prej bashkëpunimit të tyre të parë, edhe fansat e tyre u bashkuan dhe tani nuk pranojnë më t'i shohin larg njëri-tjetrit. Këtu ata janë fotografuar në një studio regjistrimi dhe kjo na bën të mendojmë se kënga e radhës nuk do të vonojë.
(Bluetooth)

Sinan Hoxha, Gati Për Këngën E Re Me Seldin