>
BIOSHQIP

Sinan Hoxha Në “Big Brother Australia”

28-12-2012
Pasi u ribashkuan, cifti Sinan Hoxha dhe Seldi Qalliu, publikuan hitin e tyre te radhes "Karajfili i vogel" dhe sikur qe benin dikur, po ecin tani nga koncerti ne koncert dhe nga shteti ne shtet, duke cmend fansat qe i kishte marre malli t'i shohin serish se bashku.

Momentalisht, duket se cifti ka shkuar ne "muajin e mjaltit" dhe po kalojne kohen me te bukur te mundshme ne kontinentin e larget te Australise.

Jo se vetem po argetojne bashkeatdhetaret tane atje per festat e fundvitit, por ata dhe vete jane duke u argetuar ne maksimum, neper plazhe, parqe te endrrave dhe klube te nates.

Ndersa, Sinani nuk leshoi kete mundesi, te vizitoj shtepine e famshme te "Big Brother Australia" dhe duke qene krenar per kete fakt, ai postoi edhe nje foto per ta vertetuar lajmin. Fatkeqesisht, shtepia per momentin eshte e zbrazet pasi edicioni i fundit ka mbaruar ne nentor se perndryshe do ishin kenaqur banoret me nje spektakel tallava te Sinanit.
(Albavipnews)

Sinan Hoxha Në “Big Brother Australia”