>
BIOSHQIP

Sinan Hoxha: Jam Duke Realizuar Albumin E Ri Dhe 2 Klipe

10-04-2013
Sinan Hoxha ka zbuluar se ai është shumë i fokusuar në albumin e tij të ri, por nuk ka dhënë datë të publikimit të tij.
“Jam duke punuar mjaft shumë në albumin tim më të ri, i cili do t’i ketë tetë këngë të reja, ku secila prej tyre ngërthen në vete një tekst përmbajtjesor. Uroj që adhuruesit ta pëlqejnë këtë projekt timin”, ka thënë këngëtari në një prononcim për të përditshmen kosovare “Zëri”.



Dy prej këngëve në album do të jenë të folkut shqiptarë, ndërkaq të tjerat do të jenë me zhanre të ndryshme. Në realizimin e këtij albumi Sinani është duke punuar me kompozitorin Alfred Sula, ndërkaq planifikon të realizojë edhe dy videoklipe, që të dyja produksionin “Max Production” në Shqipëri.
(Telegrafi)

Sinan Hoxha: Jam Duke Realizuar Albumin E Ri Dhe 2 Klipe