>
BIOSHQIP

Sinan Hoxha: Suksesin Tim Ja Dedikoj Adhuruesve

14-09-2013
Sinan Hoxha një emër mjaftë dominant në skenën muzikore, mbase edhe një këngëtarë i rrethuar me vasha. Suksesin e deritashëm thotë se ia dedikon publikut, i cili ka bërë që Sinani brenda një periudhe të shkurtër të ngjitet lartë piedestaleve të këngës. Megjithkëtë kohëve të fundit ai po kërkohet mjaftë edhe nëpër diasporë, vend nga i cili edhe i ka përfitimet më të mëdha materiale. Në intervistën dhënë “Zërit” ai flet më shumë për punën dhe planet për të ardhmen. Kohëve të fundit, jeni mjaftë i angazhuar me mbrëmje muzikore, ku konsideroni se jeni më të kërkuar? Natyrisht se angazhimet e mia muzikore edhe këtë vit janë shumë të mëdha. Përveç koncerteve dhe mbrëmjeve muzikore këtu në vend, një pjesë të madhe të mbrëmjeve vazhdoj t’i kem edhe në diasporë. Në fakt në diasporë tani në këtë sezonë vazhdoj të jem mjaftë i kërkuar. Çfarë të ofron diaspora për dallim nga këtu? Publiku në diasporë ëshë më i dhënë pas muzikës, pra largësia nga vendëlindja i bënë më të ndjeshëm ndaj muzikës tonë, kështu që dhe pritja e një artisti është pak më e ngrohtë. Emocioni atje është pak më i madh. Cila është magjia juaj për ta tërhequr publikun? Këngët sigurisht, unë jam këngëtar shumë aktiv, punoj shumë për të qenë sa më pranë publikut me hite të reja. Pra puna dhe investimi që bëj për të pasuruar repertorin ndoshta më bën këngëtar të kërkuar nga publiku, pra i ofroj publikut tim gjithmonë diçka të re dhe ndryshe nga njëra tjetra. Cilin vend në diasporë do ta veçoje më shumë për nga pritja që të bëjnë? Nuk di t’i ndaj, në të gjithë diasporën unë di ti marrë duartrokitjet njëjtë (Qesh). Por do të veçoja pak Australinë e largët, e cila më mahnitë nga mikëpritja dhe dashuria që më dhurojnë. Emocionet atje i kam aq të forta sa që më ka ndodhur ti shpreh dhe me lot. Mbase mund të thuash që edhe përfitimet materiale në Australi i ke më shumë? (Qesh), natyrisht se në këto mbrëmje kam edhe përfitime, mirëpo do të thoja që dhe investimi në këngë, klipe dhe garderobë është shumë i madh, gati - gati e barabartë me fitimin. Por nuk duhet mohuar që një artist te ne thjeshtë jeton kënaqshem... (muzikë është kjo). E ndiej veten njeri me fat që kam mundësi të jem në këtë fushë të cilën e kam ëndrruar gjithmonë pasi vërtetë e dua shumë këngën, madje aq shumë sa nuk gjej dot një fjalë për ta përshkruar. Në cilin vend të botës kishe dashur të jetosh? Kam vizituar shumë vende të botës, më pëlqejnë shumë si Amerika, Suedia, Zvicra, Gjermania etj, janë vende të bukura dhe kultura të ndryshme ku ti mund të marrësh pak nga të gjitha. Por prapë megjithë bukurinë që kanë tërë këto vende, përsëri do të zgjedhja Shqipërinë, sepse është vendi im i cili më sjellë ngrohtësinë dhe dashurinë më të madhe. Suksesi në këngë po ecën mjaftë mirë, por jeta private? Edhe unë si shumë kolegë të mi shpeshherë jam bërë pre e shumë thashethëmeve për jetën private dhe shumëherë jamë detyruar të demantoj. Por duke mos dashur të flas për këtë çështje, përherë jam munduar t’iu ikë këtyre pyetjeve (qesh). Prandaj dëshiroj që jetën private ta mbajë vetëm për vete. Diçka për fund? Suksesin tim ia dedikoj adhuruesve, fansave të mi të cilët kanë bërë që unë të jem këtu ku jam sot. Meritën më të madhe e kanë vet publiku im të cilin e falënderoj shumë.
(Kastriote Bajrami (Zëri))

Sinan Hoxha: Suksesin Tim Ja Dedikoj Adhuruesve