Sinan Hoxha, Si Një Engjëll Mbrojtës Për Fansin
22-10-2013
Sinani është si një engjëll mbrojtës për Indritin – kështu e nis rrëfimin nëna e 21-vjeçarit Indrit Meha nga Lushnja për idhullin e djalit të saj, Sinan Hoxhën.
Ishte shumë i vogël kur dëgjoi për herë të parë një këngë të Sinanit dhe prej atëherë mendonte se si mund ta takonte. Dëshira iu realizua kur Indriti mbushi 15 vjeç. E ëma i organizoi një festë surprize ku Sinani ishte i ftuari special.
“Edhe kur është i sëmurë, një telefonatë e Sinanit i heq Indridit çdo siklet apo dhimbje”, tregon nëna, Majlinda Meha.
Pas këtij momenti, ata janë bërë shumë miq me njëri-tjetrin. Komunikojnë shpesh në telefon dhe takohen jo vetëm për ditëlindje. Një kënd të shtëpisë që ai e quan studio e ka mbushur me kujtime që e lidhin me personin që duket sikur ka fuqi magjike mbi të.
Ai ka të gjitha CD-të e videokasetat e Sinanit. Kalon orë përpara kompjuterit, duke pare videoklipet apo duke dëgjuar këngët e tij. Edhe dhoma e gjumit është e mbushur me posterë e fotografi. Ndërsa medaljoni në varësen e florinjtë ka germën S.
“Indriti, sa herë që sheh Sinanin i duket sikur e takon për herë të parë. Në Durrës u bë jashtë mase keq kur e pa, sepse u emocionua shumë”, rrëfen Majlinda.
‘Daja Sinani’, siç prej kohesh ka filluar ta thërrasë e ka befasuar shpesh. Por, edhe Indriti i ka dhuruar atij emocione të forta.
“Çudia më e madhe ishte kur na kërkoi të bënte një tatuazh. E kishim të vështirë, duke parë situatën në të cilën ndodhet, por vendosëm t’ia bënim. Ai kërkoi edhe diçka, më tha: ‘Mami nuk dua ta shohë Sinani që t’ia bëjmë surprizë’. E lidhëm dhe vumë fashë. Kur Sinani na pa, pyeti ç’kishte djali, i thamë që është vrarë kur ishte rrëzuar, ai hapi fashën kur pa tatuazhin ngeli e të dy filluan duke qarë”, tregon nëna e 21-vjeçarit, fansit më të zjarrtë të këngëtarit të famshëm.
Indritit i qeshin sytë, ai gjithmonë ka dashur ta shprehe publikisht admirimin e tij për Sinan Hoxhën dhe ta falënderojë që pa kushte është bere pjesë e jetës seë tij.

(TopChannel)
Më shumë lajme
- Shën Shtjefni, Protomartir
- Tjetër Sukses Për Artisten Shqiptare Anxhela Noti
- Yll I Skenës Shqiptare Reshat Arbana
- Jeta Plot Peripeci E “Artistit Të Popullit” Luftar Paja
- Një Meteor, Në Qiellin E Këngës Shqiptare
- Shkrimtari Dhe Gazetari Albert Zholi Nderohet Në Vlorë
- Vëllimi Poetik I Arjana Fetahut Që Të Trazon Ndjenjën
- Dj Iljano Se Shpejti Kenge Me Dj Drop G
- Liridona Qarri Thërret, Ah … “I Ziu Gurbet”
- 10 Videoklipet Që Dështuan Me Sukses Gjatë Verës 2018
- “Huligan”, Projekti Më I Ri Nga Don Problemc
- Facebook Na Sjell Botën E Librit Në Prehrin Tonë
- Big G: “Shumë Shpejtë Një Këngë E Re Me Mc Kreshën”
- Liridona Qarri Do Të Sjellë Së Shpejti Videoklipin E Ri
- Identiteti I Një Artisti Fillon Nga Emri
Komente 0