>
BIOSHQIP

Sinan Hoxha: “Familja Në Kohën E Duhur”

27-09-2014
"Projekti im i rradhës me shumë figurant, nuk parashihja ndryshe" Do të vij nga mesi i muajit tetorë me një projekt të madh dhe profesionist sic e quan ai, me shumë figurant dhe elemente. Sinan Hoxha tregon në një bisedë tregon për projektin e ri si dhe planet për familje që thotë se do të vijnë në kohën e duhur.

Cfarë je duke punuar për momentin?
Është një projekt që ka filluar tash e pesë muaj në fakt, kam punuar cdo ditë derisa arrita ta bëj atë që doja, kënga po finalizohet nga Alfred Sula dhe tekst të Rozana Radit, mendoj të jetë gati për transmetim diku nga mesi i tetorit.

Baladë apo ritmike?
Ritëm, tepër ritëm.

Xhirimet ku bëhen?
Në Tiranë.

Do jetë klip i nxehtë dhe me shumë figurant sic jemi mësuar t'i shohim projektet tua?

Po patjetër, nuk mund të mendohet një klip i Sinanit pa shumë elemente dhe figurant.
Me këtë projekt do mbyllësh vitin?
Këtë nuk e di, por e di që është punuar tepër seriozisht dhe si asnjëherë më parë.

Po plane tjera në ndonjë shou program, garë
kërcimi apo festival?
I kam refuzuar të gjitha për shkak të angazhimeve të shumta.

Ku do të gjejnë festat e nëntorit dhe vitit të ri?
Do jem në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për këto festa.

Po pushimet si i kalove?
Mirë shumë, pesë ditë në Sarandë dhe pesë ditë në Antali, kaq ishin pushimet e mia.

Pse e mban fshehur jetën private, mendon se ka ardhur koha që edhe Sinani të krijoj familje si shumë kolegë të tjerë?
Sepse nuk e kam ndërtuar karierën time në bazë të skupeve por në baza të forta pune e talenti. Dija dhe unë të dilja me femra nëpër gazeta sa për të bërë shou dhe publicitet por kam zgjedhur një rrugë tjetër më të drejtpërdrejtë me publikun, ndërsa sa për familjen që e dua më shumë se c'mendon cdo kush mos kini merak se edhe ajo do të vij shpejtë me kismet të Zotit, shpehje kjo që e përdor mamaja ime shpesh.
(Gazeta Express)

Sinan Hoxha: “Familja Në Kohën E Duhur”