>
LETERSISHQIP

Për Ditëlindjen E Dritëroit

Të isha në ditëlindjen e Dritëroit prezent,
s'di se ç'dhuratë do të preferonte Agolli.
Ca vargje (që s'di nëse mund t'i thur vërtet)
apo të shkoj t'i mbledh ca gurë Devolli !

T'i sjell një dorë dhe' prej ugarit të vlagët
një zë zogu, një këngë a ndofta një zall,
t'i përdor si melhem, të kuroj plagët.
Se domosdo dhe patriakalët, kanë mall !

Sikur në këmbim, të kisha atë fat,
t'më dhuronte një libër a një vepër,
a një fije flokëz, nga flokët e tij të artë,
t'ia shtrydhja nektarin, mjaltin në letër!

Nga flokët e artë, veç një fije,
do t'ishte për mua, më e çmuara dhuratë,
se muzat andej derdhen me dritë yjësie
zbresin në tokë dhe marrin universin, lart!

Ditë e shenjtë do t'jetë trembëdhjetë tetori,
vjershat e tij do të rrjedhin si burim viroi.
Shekujt për dore ka për t'i marr Agolli
si meteor shekujve do përndrij Dritëroi !