>
BIOSHQIP

Soni Malaj E Nis Verën Me Ritëm

03-05-2015
Këngëtarja Soni Malaj po bëhet gati të sjellë shumë risi për verën e vitit 2015. Ajo i është futur që tani punës për të sjellë në treg një këngë të re, ritmike-verore e cila do lansohet në muajt e ardhshëm. Pas suksesit të "Tulipani i bardhë" i cili u pëlqye mjaft shumë nga publiku dhe u dëgjua madje edhe në Liban, Soni ka vendosur që mos ti ikë më asaj rryme. Kënga e re që do të lansojë Soni është e punuar nga kompozitori rumun Alandy, e ndërsa tekstin e ka shkruar mikja e këngëtares Rozana Radi. Videoklipi do të punohet nga Max Production.
(B.A/Teksteshqip.Com)

Soni Malaj E Nis Verën Me Ritëm