>
LETERSISHQIP

Pse Nuk Ngrihen Lapidarë?

Me rastin e 5 Majit,
të kujtojmë e të nderojmë Dëshmorët tanë..

Pse nuk ngrihen Lapidarë ???

Një natë me xixëllonja,
erdha dhe ju gjeta varrin,
mora baltë e bëra shkronja,
që tju qëndis Lapidarin..

Vallë ku janë lapidarët ?
Po ku gjënden ato varre ?
Kombi për të cilin ranë,
as që di ku ndodhen fare..

Po ku janë heronjtë e Vigut ?
ata trima përmbi trimat,
deputetja Jozefinë,
i çoi tek mbeturinat..

Ku ka varrin Mete Hila ?
trimi që mbrojti vatanin,
bashkë me Asim Zenelin
e tronditën Gjermanin..

Po trimi Ismail Lesko,
që luftoi me zorrë sheshit,
djali i maleve me borë,
nga Progonati i Kurveleshit..

Na thoni - na shihni varret,
nëse doni të na njihni,
se ne kemi veç ditëlindje,
dhe nuk kemi ditë varrimi..

Në pllajat me trëndelinë,
ku ja thotë bilbili shtruar,
në luftë e shkuat rininë,
këngën në buzë,pushkën në duar..

Sorkadhët që rriti nëna,
pa ujë,e me bukë thatë,
ndaj u këndohet dhe kënga,
Dëshmorët yje të zjarrtë...

Ecnit zbathur përmbi gjëmba,
në Shqipërinë e zhuritur,
i kish rritur djemtë nëna,
Zemër zjarr e ballëndritur..

Ecnin më shpejt se sorkadhet
veshur me shajak me mënga,
i tundën malet nga vëndi
edhe pse ishin të rënda..

Nuk mbanin lule në duar
që të shijonin rininë,
por belçik në kraharuar,
dhe luftonin për lirinë..

Dëshmorët e Shqipërisë
drerat që kish rritur nëna,
janë ajkë e historisë,
ndaj u ka lezet dhe kënga..

Bilbilat e malit të Gjerë,
që durojnë borë e shi,
tu këndojnë përmbi varreza,
djemve që ranë për liri..

Ku u rritën këta trima,
morën forcën e dragoit,
ua dha me qumësht nëna,
bashkë me ujët e kroit..

Ata ndodhen nëpër këngë,
ata i njeh historia,
po kombi që quhet nënë,
për ta ç`po bën qeveria ??

Le të ngrihen lapidarë
përmbi malet që u rritën,
me ata jemi krenarë
se na larguan të ligën..

Ju kujtojmë ç`do 5 Maj,
dhe në fund të ç`do Nëntori,
se malli që na ka marrë,
na përvëloi kraharorin.

Kur zë dita nëpër shkrepa,
në pllaja e në lugina,
të kujtojmë dëshmorët tanë,
ti nderojmë këta trima...