>
LETERSISHQIP

Progonat Një Sofër Nderi

Progonatas zëmër me rrëmba
të rritur në pllaja mali,
ndaj u ka lezet dhe kënga,
u ndrit syri e shkëlqen balli..

I ngritur gur mbi gurë
dhe zoti u ka bekuar,
s`u trëmbi armiku kurrë
Fisnik e burra të zgjuar..

Në qëndër të Kurveleshit
edhe malet u rrinë roje,
kur ka qenë kohë e rrebeshit
ishin me Zot ato troje..

Progonat fshat i dëgjuar
në qëndër të Labërisë,
djemtë të kanë nderuar,
në faqet e historisë..

Siç ka kënduar manxerri
le të gjëmojë dhe kënga,
Progonat një sofër nderi,
zjarr e prush zemra përbrënda..