>
LETERSISHQIP

Stacionet E Jetës

Një jetë ka njeriu
nga lindja tek vdekja...
ditë të lagështa pa fund
ditë me diell përvëlues...

Aty këtu ditë e netë të vdekura....
Qiej mbushur resh,
muzgje të përgjakura,
ditë e netë si kuisje qensh...

Stacione mbushur të qeshura,
ku lënë pas vetes gjurmë dashurish...
Stacione kthyer në pellgje,
nga vdekje e lotë pakufinj...

Dhe ne jemi udhëtarë,
stacioneve u japim kuptim...
Herë te qeshur e herë duke qarë,
mbushur ndjenja dhe marrëzi...

Sotiraq Naci 24 JANAR 2015