TEKSTESHQIP

Stefi Prifti & Endri Prifti
Korçare
Lyrics

Me fustanin palë-palë
Ikën dielli kur i rri përballë
Nga flokët e verdha
Me dredha-dredha
Oh, Marinela

Një ezmerkë prej vërteti
Vetëm një e ka i gjithë qyteti
I thonë Eli*
Me flokët e gjata
Të zinj si nata

Korçare
Ti je nuri i bukurisë shqiptare
Nuk thonë kot "korçare o hiç fare"
Sa shumë kënduan për ju me kitare
Ti, ti, ti o moj korçare
Ti je nuri i bukurisë shqiptare
Nuk thonë kot "korçare o hiç fare"
Sa shumë kënduan për ju me kitare
Ti, ti, ti...

Moj Rozana e mamasë
Të gjithë djemtë seç të vinë nga pasë
Je sikur e diela
Na prek në tela
Me kaçurrela

O e mir' e Shëndëllisë*
Sa të shkon ty emri i Marisë*
Ti je si flutur
Më bën të lumtur
O moj korçare

Korçare
Ti je nuri i bukurisë shqiptare
Nuk thonë kot "korçare o hiç fare"
Sa shumë kënduan për ju me kitare
Ti, ti, ti o moj korçare
Ti je nuri i bukurisë shqiptare
Nuk thonë kot "korçare o hiç fare"
Sa shumë kënduan për ju me kitare
Ti, ti, ti...

DËRGOI: