>
BIOSHQIP

Stresi Përsëri Sfidon Policinë

31-08-2015
Stresi pavarësisht problemeve të vazhdueshme që ka shkaktuar me drejtësin ai nuk po planifikon të ndalet. Arkimed Lushaj i njohur ndryshe si Stresi, njëri nga reperët më të diskutuar sa i përket sjelljeve të tij, është vënë sërish në qendër të vëmendjes.

Ai ka pozuar me një qese të madhe me lëndë narkotike.“Unë nuk kam parë asgjë, njerëzit shohin foto. Kjo nuk do të thotë asgjë, përveçse një foto artistike, si e gjithë bota e lirë”, ka thënë Stresi për “Bluetooth”, i pyetur rreth imazhit të publikuar.

Artisti, i cili disa herë pati telashe duket se nuk frikësohet, ai sërish u ka bërë sfidë të hapur policëve, me të cilët po takohet jo rrallë herë.
(Indeksonline)

Stresi Përsëri Sfidon Policinë