>
BIOSHQIP

Teuta Kurti, Pjesë E “The Voice Of Albania”

11-08-2012
Ka disa ditë që këngëtarja e njohur Teuta Kurti ka nisur punën me konkurrentët e rinj që do të prezantohen në edicionin e ri të "The Voice of Albania".

Interpretimi i jashtëzakonshëm i Teutës ka bërë që ajo të jetë njëra nga të përzgjedhurat nga Kosova, e cila mund të merret me konkurrentët e këtij edicioni.

Teuta tani po ndjehet e kënaqur që ka nisur punën me të rinjtë kosovarë, të cilët ëndërrojnë që në një të ardhme të kenë karrierën e Teutës.

"Është një kënaqësi e madhe të punosh me talent të rinj, të cilët synojnë të përmbushin ëndrrën e tyre muzikore. Ditë më parë më gëzoi lajmi se do jem pjesë e edicionit "The Voice of Albania". Në realitet tashmë puna ime me të përzgjedhurit nga Kosova ka filluar dhe unë ju uroj të gjithë konkurrentëve suksese", ka thënë ajo për 'Zëri".

Teuta uron që Kosova të ketë sa më shumë talent të rinj dhe në fund të zgjidhen më të mirët. Kjo garë do të vazhdojë për disa muaj, ndërkaq Teuta do të mundohet që të përzgjedhurit të aftësohen sa më shumë.
(K. Bajrami / zeri)

Teuta Kurti, Pjesë E “The Voice Of Albania”