>
BIOSHQIP

2 Fjalë Për Klipin E Ri “Non Stop” Nga Teuta Dhe Korabi

17-01-2014
“Non Stop” titullohet videoprojekti më i ri i këngëtarëve Teuta Selimi dhe Korab Jetishi, të cilët për herë të parë po sjellin një duet të përbashkët në tregun muzikor. Dyshja ndjehet e lumtur me këtë bashkëpunim për të cilin presin suksese. Kënga e cila që nga dje ka dalë në treg, është e përgatitur nga Ilir Berani që e ka bërë tekstin dhe kompozimin, ndërsa orkestrimin e ka realizuar Ardian Kastrati në Shkup.

Kënga është një baladë që flet për një dashuri të dështuar dhe sipas Teutës dominon tek shoqëria jonë. “Bashkëpunimi me Korabin erdhi spontanisht, në fakt kohë më parë ka qenë ide e Korabit dhe tani e gjetëm periudhën e duhur për ta realizuar.

Kënga përmban një tekst mjaftë të qëlluar, është një baladë e përgatitur mjaftë mirë dhe shpresoj që do të pëlqehet në publik. Kënga ka për tematikë një dashuri të dështuar që fatkeqësisht është prezente tek shoqëria jonë. Kemi punuar me mjaftë përkushtim në këtë videoprojekt”, ka thënë Teuta për “Zëri”.

Videoklipi i këngës është përgatitur nga produksioni “Imagine”, xhirimet janë bërë në oborrin e vilës së Xenit në Brezovicë. Pas këtij videoprojekti, Teuta menjëherë do të nisë punën për projekte të reja të cilat do ti shpalos gjatë këtij viti. “Planifikoj që brenda një periudhe të shkurtër të plasoj edhe një projekt të ri muzikor”, ka thënë ajo.
(Zëri)

2 Fjalë Për Klipin E Ri “Non Stop” Nga Teuta Dhe Korabi