>
BIOSHQIP

Nesër Klipi I Ri “Jasha” Nga Tingulli 3nt

13-06-2014
Nuk do të titullohet “Ali Pashë Tepelena”, por do të titullohet “Jasha” kënga e re e Tingullit 3nt, të cilën e paralajmëruam ditë më parë.

Ditë më parë raportuam se burimet e Telegrafit e dijnë se kënga është përfunduar dhe është gati edhe klipi, por si duket titulli ka pësuar ndryshim.



Projekti titullohet “Jasha” dhe pikërisht ka vargje që lidhen me Ali Pashë Tepelenën si "fabulë" për jetën aristokrate dhe luksoze që dëshiron ta shprehë Geasy. Natyrisht, me femra shumë.

Kjo vërehet edhe nga fotoja e publikuar në faqen zyrtare të BabaStars dhe Entermedias që konfirmuan se projekti do të vijë të shtunën premierë në Prive.

Kënga është punuar nga Getoar Selimi në tekst dhe vijë melodike, teksa videoklipin e ka punuar Entermedia.



Ai së fundi ka pulikuar në llogarinë e tij në rrjetin social "Instagram" një foto ku shihet së bashku me një kali.

“Selfie me Kali ma mire se me plot do njerez", ka shkruar reperi Geti përbri Fotos së publikuar në "Instagram".
(Telegrafi)

Nesër Klipi I Ri “Jasha” Nga Tingulli 3nt