TEKSTESHQIP

Tonin Tershana
Kenga E Nenes
Lyrics

Unë isha fëmijë, në klasën e parë
u ula ngadalë n'abetare
e ç'ngjyra m'u hapën ndër fletë
si lëndinë.

Ja, e para fjalë, "erdhi nëna".
Nëna ime, thashë aty brenda.
Imja, gjersa ish aq e bukur
Nënëzo.

Ngjyrat përreth saj hidhnin valle.
Ish si në shtëpi dhe n’abetare,
ish në shpirtin tim kaq e madhe,
nënëzo.

Nënë, zëri yt, kënga jote
ku s'na ndoqi pas nëpër shqote.
Rriti o djemo, ju do bota
dhe të bukur, edhe luftëtarë.

Vajzat tona kush i ka vallë?
Shqipërise i rrinë yll në ballë.
Nënat tona, gaz i paprerë,
kënga e tyre, s'ndalet asnjëherë.

U rritëm ngadalë si lastarë,
me puthjet e nënës në ballë,
në rrudhat e tyre ne pamë,
shtigjet tona.

Ecëm ne në jete dhe u zbardhëm,
për ato, fëmijë neve mbetëm.
Vetëm fjala nënë, nuk njeh moshë,
asnjëherë.

Nënat e Shqipërisë, kudo jeni,
ç'kishit më të shtrenjtë na dhuruat.
Ju, shpërblim nga ne, kurrë s'kërkuat.
Nënëzo.

Nënë, zëri yt, kënga jote
ku s'na ndoqi pas nëpër shqote.
Rriti o djemo, ju do bota
dhe të bukur, edhe luftëtarë.

Vajzat tona kush i ka vallë?
Shqipërise i rrinë yll në ballë.
Nënat tona, gaz i paprerë,
kënga e tyre, s'ndalet asnjëherë.

DËRGOI: