>
BIOSHQIP

Tuna Digjet Në Zjarr Në Projektin E Ri?

18-06-2015
Këngëtarja Tuna Sejdi është duke pregaditur një projekt të ri muzikor për këtë verë. Sot në rrjetin e saj social në Instagram ajo ka postuar një foto ku shihet gjatë xhirimeve të videoklipit të saj më të ri. Në foto shihet Tuna e lidhur me një litar dhe qëndron në ajër e rrethuar nga flakë zjarri. Siç duket videoklipi do të jetë shumë i nxehtë dhe sensacional. Tuna ende nuk ka bërë të ditur ndonjë datë se kur do të lansohet klipi, por gjithsesi ajo ka thënë se verën e ka shumë të angazhuar me koncerte verore.
(B.A/Teksteshqip.Com)

Tuna Digjet Në Zjarr Në Projektin E Ri?