>
BIOSHQIP

Tuna: Nuk E Kam Marrë çmimin E Premtuar Në “Dancing With The Stars”!

30-06-2015
Këngëtarja nga Shkupi Tuna Sejdi ka qenë fituese sivjet e spektaklit "Dancing with the stars Albania" në edicionin e tij të 5-të.

E si shpërblim për fitoren e merituar, Tunës iu ofrua një apartament shuratë nga kompania e ndërtimit Edil Al.

Por mesa duket Tuna ende nuk e ka marrë shpërblimin e saj, dhe me ç'është marrë vesh edhe fituesja e vitit të kaluar Lori Hoxha nuk e ka marrë apartamentin e fituar.

Tuna nuk ka dashur të deklarojë asgjë për këtë temë edhe pse ka dhënë një iuntervistë për ABC News, me ç'rast ka rrëfyer mbi të rejat e saj.

Holta Dulaku, producentja e "Dancing with the Stars Albania" është shprehur nëpërmjet një postimi të saj në faqen e gazetarit Olti Curris, ku ka deklaruar:

“Tuna nuk e ka marre shtepine se eshte ende duke zgjedhur.Vip-at tane nuk kuptojne nje gje, qe çmimi i spektaklit eshte nje apartament me vleren deri ne 50 mije euro. Kush fiton Dancing kerkon gjithmone apartament mbi 500 mije euro".
(B.A/Teksteshqip.Com)

Tuna: Nuk E Kam Marrë çmimin E Premtuar Në “Dancing With The Stars”!