>
BIOSHQIP

Tuna & Cozman Përgenjështrojnë Arrestimin

04-07-2015
Këngëtarja tuna dhe i dashuri i saj reperi Cozman mbrëmë kanë qenë të ftuar për të kënduar në "Summer Fest", eventin e organizuar nga Top channel mbrëmë në Tiranë.

E me të mbaruar koncerti ata janë nisur drejt një qyteti tjetër të Shqipërisë, ku do të realizonin xhirimet e videoklipit të tyre më të ri në një vend bregdetar, ndërkaq si duket nuk iu shkoi edhe aq mirë, kjo pasi policia ka ndaluar veturen e këngëtarëve në Tiranë.

U përfol se Cozman u arrestua për mbajtje pa leje të 20 gramëve hashash e cila u gjet në makinën e tij, e ndërsa në media vazhdonte të aludohej se Tuna iu ishte lutur policëve për ti liruar me pretekstin se drogën e kishin për përdorim vetjak.

Megjithatë nuk shkoi shumë dhe menaxhmenti i këngëtarëve Fenix Team ka bërë një deklaratë përmes së cilës ka sqaruar se si ka ndodhur ngjarja në të vërtetë.

Ja se çfarë shkruajnë ata:

Komunikatë për media nga Fenix Team

Menaxhmenti i reperit, Cozman dhe Tuna, i hedhë poshtë kategorikisht të gjitha raportimet e rrejshme të mediave dashakeqe dhe konspirative, se artistët janë zënë me mjete narkotike në kryeqytetin e Shqipërisë, në Tiranë.

Fenix Team sqaron për publikun dhe mediat se këngëtarët janë ndalur nga policia, 10 minuta pas përfundimit të performancës së tyre në SummerFest 2015 në Tiranë, organizuar nga Top Channel, dhe janë ndaluar për drejtim të veturës me shpejtësi dhe mos respektim i rregullave të komunikacionit (mos respektim i semaforit – “kalimi në të kuqe”), e jo për posedim të mjeteve të palejuara nga ligji.

Artistët nuk janë arrestuar. Tashmë janë duke arritur në Dhërmi, ku edhe do të fillojnë xhirimet e projektit të ri muzikor.

Kërkojmë nga mediat jo serioze dhe shpifëse, që të kenë kujdes me raportimet e tyre, dhe që së pari t’i konfirmojnë informacionet e tyre, para publikimit.
Fenix Team, Korrik 2015

(B.A/Teksteshqip.Com)

Tuna & Cozman Përgenjështrojnë Arrestimin