>
BIOSHQIP

Tuna E Cozman Arrijnë 1 Milionëshin

07-08-2015
Ka ka më shumë se një javë që është publikuar projekti "Holla" nga Cozman ft. Tuna, pritshmëritë për këtë këngë kanë qenë shumë të mëdhaja duke marrë parasysh suksesin e padiskutueshëm të "Fenix" i cili ishte hiti i 2013-tës.

Por mesa duket vala e artistëve të rinj kanë bërë që të abehen pak projektet dhe sukseset e disa prej artistëve tanë të cilët i kanë kapur të 30-tat.

"Holla" deri më tani ka arritur të grumbullojë afro 1.2 milion klikime, e ndërsa projektet "Shumë Pis" nga Era & Ledri, "Soul Killa" i Encës apo edhe
"Premtimet" nga Mozzi Ft. Kida kanë arritur ti kapin këto shifra që në ditët e para të lansimit.

Mesa duket ky projekt nuk ka qenë i duhuri për çifitin Tuna & Cozi, kjo pasi krahasuar me "Fenix", "Holla" ka pëlqyshmëri shumë më të ulët dhe transmetim jo të shpesh nëpër televizione.
(B.A/Teksteshqip.Com)

Tuna E Cozman Arrijnë 1 Milionëshin